COVID-19 konsiderohet shkaku kyç për zvogëlimin e popullsisë në Rusi

29/01/2022 10:07

Popullsia e Rusisë është zvogëluar për më shumë se gjysmë milioni më 2021 dhe sëmundja COVID-19, që shkakton koronavirusi, është konsideruar fajtorja kryesore për këtë gjë.

Rusia ka pasur 145.5 milionë banorë në muajin janar, gati 700,000 më pak sesa një vit më parë, sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga Agjencia shtetërore e Statistikave, Rosstat.

Zëvendëskryeministrja ruse, Tatyana Golikova, ka thënë COVID-19 është shkaku kryesor për këtë trend.

Një punëtor shëndetësor në Francë bën gati një test për koronavirus. Fotografi nga arkivi.

Zyrtarisht, task-forca ruse për koronavirus ka regjistruar 329,000 viktima me këtë virus prej shpërthimit të pandemisë, mirëpo ky numër besohet se jetë dyfish më i lartë.

Zyrtarët rusë kanë thënë se kjo diferencë ekziston pasi task-forca e konsideron një vdekje me koronavirus, vetëm kur sëmundja përbën shkakun kryesor të vdekjes.

Rusia ka regjistruar një seri të rekordeve të infektimit në ditët e fundit, pas shtrirjes së variantit Omicron në këtë shtet./REL//

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA