Një aksident është shënuar pak minuta më parë në qytetin e Lezhës.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se një automjet tip foristradë është përplasur me një motoçikletë.

Si pasojë e përplasjes ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i motoçikletës, i cili është nisur menjëherë drejt spitalit rajonal të Lezhës, për ndihmë mjekësore.

Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga ana e policisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA