14 kompani shqiptare që fokus kanë eksportimin e produkteve bujqësore morën pjesë në panairin e bujqësisë të zhvilluar në Beograd të Serbisë.

E pranishme në panair ishte edhe ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca, e cila pas takimit me eksportuesit shqiptarë theksoi se marrëveshjet e nënshkruara mes vendeve të Ballkanit Perëndimor kanë ndihmuar sektorin.

“Open Balkan i ka dhënë një shtysë të re eksportuesve tanë. Ata tashmë harxhojnë më pak kohë në pikat doganore.”

Pas panairit, Krifca dhe homologët e saj nga Serbia dhe Maqedonia e Veriut zhvilluan një vizitë edhe në një magazinë doganore ku ministrat panë nga afër lehtësitë e procedurave sipas marrëveshjes Open Balkan. Në 21 dhjetor, kryeministrat e të tre vendeve nënshkruan në Tiranë disa marrëveshje për lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave, ndërsa samiti i radhës pritet të mbahet në Shkup, shkurtin e këtij viti.

Top Channel