Nexhmije dhe Agim Sene janë një çift bashkëshortësh nga fshati Ferras i bashkisë Divjakë, që për të siguruar të ardhurat e tyre si dhe për tu kujdesur për djalin e sëmurë që kanë në shtëpi bëjnë çfarë punë tu dalë.
Një nga punët që ato kanë disa vite që e bëjnë është mbledhja e rrënjëve të hithrave të cilin e shesin pranë kompanive të bimëve medicinale
Ata udhëtojnë me kilometra të tëra për mbledhur rrënjët e bimës, sepse siç tregojnë nuk kanë zgjidhje tjetër për të paguar detyrimet finaciare.
Agimi tregon më tej se ai është proceduar disa herë madje, edhe për mospagim të energjisë elektrike .
Banesa në të cilën jetojnë çifti dhe djali i tyre me mure balte dhe e mbuluar me llamarinë e vështirëson akoma më shumë gjëndjen e tyre.
Në këto ditë me temperatura të acarta vetëm kjo rezistencë elektrike shërben si për të gatuar ashtu edhe për tu ngrohur.
Top Channel