Sherr për pronat, qëlluan me armë zjarri në banesën e 60-vjeçarit. Shpallen në kërkim vëllezërit

26/01/2022 20:33

Një sherr për pronat ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Shkodrës.

Dy vëllezër janë shpallur në kërkim pasi kanosën një 60-vjecar dhe qëlluan me armë zjarri në ajër në oborrin e banesës së tij.

“Më datë 26.01.2022, rreth orës 19:05, në fshatin Kasnec, Njësia Administrative Pult, Bashkia Shkodër, shtetasit P. A., 54 vjeç dhe N. A., 46 vjeç (vëllezër), banues në fshatin Dukagjin i Ri Krujë, për motive pronësie kanë kanosur shtetasin N. U., 60 vjeç, banues në fshatin Kasnec Shkodër, dhe  kanë qëlluar me armë zjarri në ajër në oborrin e banesës së tij”, thuhet në njoftimin e policisë.

Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit kanë shkuar mënjëherë ë  vendin e ngjarjes  dhe vijon  krehja e zonës  me qëllim kapjen e autorëve.

Grupi hetimor po punon  për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA