Eurodeputeti kroat dënon Macron në fjalimin për “efektet e rënda anësore të vaksinave COVID” (video)

26/01/2022 21:34

Në një mbledhje të kësaj jave të parlamentit Evropian, deputeti kroat Mislav Kolakušić ka dënuar ashpër politikat e presidentit francez Emmanuel Macron, të ulur pranë podiumit teksa fliste, duke e akuzuar se “po vret qytetarët e tij me vaksinime të detyruara”.

Kolakušić, anëtar i PE për Kroacinë prej korrikut 2019, ka shërbyer më parë si gjykatës në Gjykatën Komerciale të Zagreb.

Mes të tjerash eurodeputeti kroat tha:

“I nderuar president dhe kolegë, të nderuar qytetarë të Bashkimit Evropian.”

“President Macron, duke parë kufizimet e lirive dhe të drejtave të qytetarëve në Francë, vend që mban aktualisht  presidencën e BE, ju pyes përse bëni të kundërtën e asaj që po bëni në Francë?”

“Nga njëra anë ju thate sot se jeni krenar që nuk ka dënim me vdekje në Evropë, por dhjetra mijëra qytetarë kanë vdekur nga efektet anësore të vaksinave. Vaksinimi i detyruar mund të jetë një dënim me vdekje ose ekzekutim për shumë qytetarë prandaj ai duhet të mbetet me zgjedhje për çdo njeri”.

“Ata prej jush që nuk e dinë çfarë do të thotë ‘vrasje’ mund të shikojnë të dhënat nga vetë Organizata Evropiane e Shëndetësisë (EMA).”

Fjalimi i Kolakusic vinte në përgjigje të komenteve të Macron në fillim të muajit për të vaksinuarit kur tha se “donte t’i tërbonte me kufizime derisa të pranojnë vaksinimin”.

FOTO GALERI
2/3
Kolakusic tha se vaksinimi i detyruar mund të jetë një dënim me vdekje ose ekzekutim për shumë qytetarë prandaj ai duhet të mbetet me zgjedhje

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA