Ky është momenti kur lojtarët mësuan se trajneri i tyre, ish-futbollisti i Tiranës nuk ja doli dhe humbi jetën						 04/11 01:41
					
				
								
			Pavarësisht se Jesse Lingard nuk po kalon një moment të mire te Manchester United, mbetet një nga lojtarët më të kërkuar në merkato.
Kontrata e mesfushorit përfundon në qershor të këtij viti, kjo situate bën të mundur largimin përfundimtar të tij nga “djajtë e kuq”. Në gjurmët e tij, përveç Newcastle, West Ham dhe disa klubeve spanjolle, është futur edhe Nice e Christophe Galtier.
Klubi francez që aktualisht renditet i dyti në kampionat kërkon të përforcohet për të siguruar pjesëmarrjen ne Champions League edhe pse mundësitë e tyre financiar nuk mund ta përballojnë një lojtar si Lingard.
Top Channel