Reshjet e dëborës dhe ngricat nga temperaturat e ulëta kanë qenë prezente në një pjesë të madhe të vendit, por Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se nuk ka rrugë të bllokuara.

Kontraktorët me mjetet borëpastruese kanë qenë në terren kanë bërë shpërndarjen e kripës në të gjitha akset nacionale për të evituar ngricat

ARRSH njofton se në akset Qafë-Thore Theth dhe Kukës-Shishtavec qarkullimi bëhet me zinxhirë, ndërkohë që po punohet për pastrimin nga dëbora.

Drejtuesit e mjeteve këshillohen të bëjnë kujdes në lëvizje, të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore.

Shqipëria po përballet me ditët më të ftohta të dimrit, ndërsa parashikohet që temperaturat të pësojnë sërish rënie.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të variojnë nga -15°C në -1°C në zonat malore dhe -6°C në 6°C në zonat e ulëta, ndërsa në zonat bregdetare nga -3°C në 8°C.

Në zonat juglindore dhe veriore të vendit, trashësia e borës arrin në disa metra. Siç duket në pamjet e mëposhtme, bora në fshatin Panarit të Korçës shkon gati dy metër, ndërsa një borëpastruese po punon për të hapur rrugën.

Nga ana tjetër, ngricat që kanë përfshirë të gjithë vendin po dëmtojnë serat e sapombjella vendin për sezonin e pranverës. Mes vështirësive që ka sjellë rritja e çmimeve të lëndëve të para, sidomos plehrave dhe pesticideve, si dhe përmbytjeve të nëntorit të vitit të kaluar, tani mbjelljet në sera rrezikohen të dëmtohen rëndë nga ngricat e ditëve të fundit.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA