“Bir kur**”/ Po bën xhiron e rrjetit, Biden ofendon gazetarin në konferencën për shtyp

25/01/2022 10:35

Momenti kur Presidenti Joe Biden quajti një gazetar nga kanali Fox “bir kurve” në një konferenc në Shtëpinë e Bardhë të hënën pasdite, po bën xhiron e rrjetit. 

Sharja e Presidentit erdhi ndërsa gazetarët po bënin pyetje ndërsa dilnin nga dhoma Lindore pas një takimi të Këshillit të Konkurrencës në Shtëpinë e Bardhë mbi përpjekjet për të ulur çmimet.

Korrespondenti i Shtëpisë së Bardhë të Fox, Peter Doocy e pyeti Bidenin: A mendoni se inflacioni është një detyrim politik në terma afatmesëm?”

“Është një aset i madh — më shumë inflacion,” tha Biden. “Çfarë budallaqesh”.
Doocy tha në Fox të hënën se vonë në mbrëmje  Biden e mori në telefon menjëherë për të kërkuar falje për komentin e tij.

“Brenda rreth një ore nga ai incident ai mori në telefon dhe më tha: “Nuk është asgjë personale, mik,” tha Doocy.

” Patëm një telefonatë të mirë,” shtoi ai. Doocy tha se i tha Bidenit se planifikon të vazhdojë t’i bëjë pyetje të papritura dhe se Presidenti iu përgjigj pozitivisht komentit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA