Në programin Artkand, episodi i 41 iu kushtua tërësisht artit bashkëkohor.

Ankandi u çel më ketë grafikë në letër të shtypur të autorit Edi Rama, Pa titull. Një vepër e vitit 2006, e realizuar mbi një format A4 në përmbajtje të një ftese zyrtare.

Secilën ditë, gjithmonë. Edhe gjatë takimeve zyrtare aktiviteti i tij është  dëgjim, diskutim e vizatim. Janë vizatime që bëhen vetëm.  Vizatime instinktive, thuajse një lloj shkrimature automatike e markës surreale-disa prej tyre janë transformuar në skulptura qeramike.

Ardian Isufi me diptikun  “Kopshti i Edenit”, edhe njëherë solli nëpërmjet artit të tij komunikimin e ndryshimit të botës dhe individit nëpërmjet dilemave të tij.

Është pjesë e koleksioneve private në Shqipëri, Itali, Greqi, Austri, SHBA etj., dhe vepra e tij gjendet edhe në koleksionin e përhershëm e të Galerisë Kombëtare të Arteve.

Kjo vepër e konsideruar si dialog erotik i autorit Nikolet Vasia, “piktori i të gjitha gjinive”, u prezantua po ashtu për herë të parë në programin artkand. Stërnipi i Kol Idromenos është gjithashtu krijues i stemës së Durrësit.

Programi u përmbyll nëpërmjet kësaj vepre, si një traditë bashkëkohore , kompozim i Çlirim Cekës.

Artkand vjen çdo të shtunë në orën 14, nën autorësinë dhe moderimin e Jetona Kocibellit, në ekranin në Top Channel.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA