Pasdite mbërrin i ftohti polar, temperatura nën zero deri në mesin e javës që vjen

21/01/2022 15:09

Reshjet e dëborës që kanë nisur mëngjesin e kësaj të premteje  duke çuar në  mbylljen e rrugës së Arbrit pasi kalimi në Bypasin e Murrizit bëhet i rrezikshëm.

Reshjet e dëborës kanë mbuluar qytetin e Peshkopisë dhe zonat malore, ku trashësia shkon deri në 40 cm.

Kalimi në aksin Peshkopi-Kala, i Peshkopi-Draj Reç-Kukës, e Dodës-Kukës duhet të bëhet me zinxhirë.

Edhe në Bulqizë termometri ka shënuar -7 grade Celsius dhe dëbora ka sjellë problem në rrugët kryesisht rurale. Në shumë shkolla mungojnë nxënësit për shkak të reshjeve të dëborës që vijojnë me intensitet të lartë. disa fshatra  janë pa energji elektrike,si pasoje e dëmtimit te linjave të transmetimit te ulet dhe ate te mesëm.

Dëborë ka në të gjithë gjithë territorin e Qarkut Kukës ku lartësia në Shishtavec deri në mesditë ishte 40 cm, në Valbonë 15 cm dhe në Qafë Prushi Has 10 cm.

Reshje nisen edhe në Stëblevë të Librazhdit dhe për qarkullimin pasdite kërkohen zinxhirë në akset e këtij qarku.

Jo vetëm verilindja por dhe juglindja u përfshi nga dëbora pas mesdite me reshje të dendura në qytetin e Pogradecit si dhe në Korçë brenda në qytet si dhe në Qafë Thanë e Qafë Plloçë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA