Për sa kohë që vë bast mbi veten, do të fitoj gjithmonë

“Nuk ekziston diçka e tillë si “t’ia dalësh”. Sado para të mbledhësh, sado famë të arrish, apo sado sukses të provosh, do të ketë gjithmonë më tepër mundime, drama, pengesa. Synimi nuk është thjesht të jesh i suksesshëm, është të mësosh si të ruash atë suskses. Një aftësi kjo që m’u desh ta mësoja me vështirësi”.

Curtis 50 cent Jackson u ngjit në majën e industrisë së muzikës, u rrëzua dhe u ngrit sërish. Në moshën 30-vjecare, ai kishte shitur me dhjetra miliona albume, kishte prodhuar e aktruar në filmin e tij biografik, si dhe ishte bërë një nga brand-et e parë të përhapur të hip – hopit. 50 Cent ndihej i pamposhtur.

Në vitet që vijuan, menaxheri/ mentori i tij ndërroi jetë në rrethana tragjike, duke e bërë Curtis Jackson objekt padish dhe ashtu si shumë këngëtarë të tjerë, ai nisi të humbte para teksa formati MP3 po zëvëndësonte CD-të.

Njerëzit e shpërfillën. Thoshin se kishte marrë fund. Tani në librin Hustle Harder, Hustle Smarter rrëfyer nga dy këndvështrime unike njëri prej 50 cent dhe tjetri prej Curtis Jackson- ai zbulon parimet themelore që e nxitën të bënte një nga ‘rikthimet’ më të jashtëzakonshme në industrinë televizive, përfshi krijimin e Power, serialit më popullor dhe më influencues të televizionit kabllor të kësaj dekade të fundit.
Sic thotë Jackson bota e rrugës dhe e biznesit janë të ngjashme. Asnjëra prej tyre nuk luan ndershëm; të dyja janë tejet konkuruese dhe të pamëshirshme. Duke u bazuar në mësimet e jetës që i mori në rini në lagjen e rrezikshme Southside në Queens dhe në përvojat e tij në tavolinën e botës së korporatave në Amerikë, Curtis Jackson me zërin e tij tërheqës dhe energjik ndan rregullat që tashmë i trupëzon, të cilat jo vetëm e kanë ndihmuar të arrijë sërish sukses por këtë herë dhe ta ruajë atë.

Ky libër mbërthyes është i mbushur plot me këshilla praktike, të mencura dhe të realizueshme, përmes të cilave mund të arrini synimet tuaja me qëllim dhe vetëbesim, pavarësisht se cfarë bëni apo cfarë dëshironi në jetë.

Curtis 50 Cent Jackson është një rreper, sipërmarrës, aktor dhe producent, fitues i shumë cmimeve. Ai ka lindur në Queens, New York. I njohur si një nga këngëtarët më të talentuar dhe më prodhimtarë, fitues i cmimit Grammy u ngjit drejt famës me albumin që ka thyer cdo record “Get rich or Die Tryin”. Ai është themeluesi dhe CEO-ja i G- Unit Records, studioja përgjegjëse për disa artistë që kanë shitur me miliona albume. Ai prodhon, regjison dhe aktron në serialin #1 të televizionit Starz, Power. Si një sipërmarrës i vërtetë, kompanitë e tij përfshijnë një gamë të gjerë produktesh, përfshi këpucët dhe veshjet, parfumet, videolojrat, botimet, kufjet, etj.

Top Channel