Dolën si çift nga Për’puthen, Alvisa dhe Bashkimi zbulojnë çfarë i pëlqen dhe i acaron tek njëri-tjetri

18/01/2022 14:01

Alvisa dhe Bashkimi janë çifti i parë i këtij sezoni të Për’puthen që po vijojnë të shijojnë lidhjen e tyre jashtë programit të dashurisë. Të ftuar në emisionin “Breaking” kanë folur për marrëdhënien e tyre.

Cili është momenti më i bukur nga program?

Alvisa: Pjesën e deklarimit. Kisha përgatitur shumë gjëra për të thënë dhe mezi thashë 2 fjali.

Bashkim: Puntata e fundit kur kemi dalë bashkë dhe puthja ishte momenti më i bukur.

Si është marrëdhënia me Arjan Konomin sot?

Alvisa: Nuk kam asnjë komunikim. Që kur kam hyrë më ka pritur me këmbët e para. Nuk kemi pasur kurrë marrëdhënie që të jetë thyer.

Bashkim: Në fillim i kam pasur marrëdhëniet mirë me Arjanin pastaj kur u afrova me Alvisën, hyra në një territor që nuk i pëlqente.

Cili është më i dedikuar?

Alvisa: Nuk jemi të bezdisur por duke qenë se Bashkimi është shumë i keq, mundohem të jem më e mirë.

Bashkim: Më parë telefonoj se shkruaj me mesazhe.

Gjëja që ju pëlqen dhe nuk ju pëlqen tek njëri-tjetri?

Alvisa: Më pëlqen më shumë artikulimi dhe kur nervozohet flet pa fund. E kam problem dhe këtë të mesazheve çfarë të bëjmë.

Bashkimi: Është me këmbë në tokë Alvisa, nuk mendoj se është më e njohur sesa është. Nuk i pëlqen zëri kur nervozohet.

FOTO GALERI
3/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA