Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Gocajve” në Lezhë.

Një makinë ka përplasur një motor dhe për pasojë ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i tij.

Ende nuk dihet shkaku i aksidentit, ndërsa i plagosuri ka shumë fraktura dhe thyerje në këmbë e duar.

Fillimisht ka marrë ndihmën e parë në spitalin e Lezhës dhe është nisur në spitalin e Traumës në Tiranë.

Bazuar në pamjet e siguruara nga vendngjarja, motori bashkë me drejtuesin janë përplasur me xhamin e makinës së “Benz”-it, i cili është thyer, ndërsa është hapur airbagu i makinës.

FOTO GALERI
2/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA