Veshkat luajnë një rol të rëndësishëm në organizëm. Veshkat janë të rëndësishme për nxjerrjen e toksinave dhe helmeve ushqimore jashtë organizmit. Procesi i pastrimit të organizmit është mjaft kompleks dhe ka zanafillën tek veshkat.
Përmirësimi i funksioneve të veshkave ka rol vendimtar në shëndetin e të gjjithë organizmit. Problemi është se falë veseve të këqija, veshkat vuajnë dhe nuk punojnë siç duhet, duke ndikuar negativisht në cilësinë e jetës. Më poshtë do të mësoni se si përdorimi i sodës së bukës mund të ngadalësojë sëmundjet kronike të veshkave.
Sodë Buke Për Ngadalësimin e Sëmundjeve Kronike të Veshkave
Një studim të cilit tregon se si 134 pacientë të prekur nga sëmundje të tilla, morën një dozë të caktuar sode buke në ditë. Rezultatet e analizave shëndetësore të pacientëve treguan se përdorimi i sodës së bukës arrinte të ngadalësonte avancimin e sëmundjeve kronike. Provoni gjysëm luge çaji me sodë buke në ditë tretur në gjysëm gote ujë. Pijeni një orë para drekës ose një orë pas. Pijeni për rreth 15-20 ditë. Rekomandohet gjithsesi të mos hiqni dorë nga konsulta me mjekun tuaj.
Përfitime Të Tjera Të Sodës Së Bukës Për Organizmin
Kundër Urthit
Ekspertët thonë se soda e bukës ndihmon kundër simptomave të urthit por edhe problemeve me tretjen. Soda e bukës arrin të neutralizojë aciditetin e tepërt në stomak. Ajo nuk rekomandohet për fëmijët nën moshën 6 vjeç. Ekspertë thonë se për të marrë këtë përfitim, duhet të tresni një lugë çaji me sodë buke në një gotë me ujë të ftohtë dhe ta pini.
Zbardhim Të Dhëmbëve
Ekspertët thonë se falë përzierjes së sodës së bukës dhe lëngut të limonit krijohet një pastë ideale për zbardhjen e dhëmbëve. Përdorimi i sodës së bukës ndihmon edhe në eliminimin e njollave të ndryshme nga dhëmbët.
Sodë Buke Kundër Djersës
Ekspertët thonë se soda e bukës mund të përdoret edhe kundër djersës. Sipas tyre, soda e bukës mund të përdoret për lyerjen e pjesës së sqetullave ose zonave që djersijnë më shumë. Soda e bukës nuk irriton lëkurën dhe shërben si deodorant i mirë./AgroWeb
Top Channel