15/11 10:33
Mevlani, që rikthehet në këtë sezon të “Për’puthen”, pasi doli beqar në sezonin e kaluar ftoi Efin për të pasur një takim jashtë studios.
Konkurrentja pranoi, por këtë javë nuk do të jetë e vetmja që del me këngëtarin. Fjori zgjodhi Mevlanin për takimin e radhës, pasi sheh të përbashkëta tek ai. Sipas saj, takimi do të shkojë mirë.
“Për takimin tim të radhës zgjedh Mevlanin. Arsyeja e zgjedhjes është se më pëlqen ta ngacmoj pak. Të luaj pak me Mevlanin, të qesh, sepse është tip shumë gazmor dhe besoj se jemi të njëjtë dhe do të kalojmë shumë mirë me njëri-tjetrin”, shprehet Fjori.
Top Channel