Top Talk: Ilir Yzeiri apel prokurorisë. Hetoni çdo palë të implikuar në ngjarjet e 8 janarit. Dhuna e dënueshme

14/01/2022 18:03

Ditën e djeshme dhe të sotme, Sali Berisha, Flamur Noka, Lulzim Basha dhe Gazment Bardhi janë paraqitur në Prokurori për të dhënë dëshminë e tyre për protestën e 8 janarit në selinë e PD.

Analisti Ilir Yzeiri ka komentuar në emisionin “Top Talk” duke i bërë apel prokurorisë që të hetojë çdo palë të implikuar ndërsa dhuna thotë se është e dënueshme dhe për këtë i referohet të gjitha akteve që u kryen në selinë e PD nga persona brenda dhe jashtë godinës.

Yzeiri: Unë e shikoj me kënaqësi që kjo ngjarje që ka trazuar pafund, na ka trazuar keq të gjithëve është futur në një hulli juridike. Po ti vini re, që dje dhe sot, protagonistët e këtij skandali japin intervistat e tyre përpara dyerve të prokurorisë. Kjo na jep shpresë të mendojmë që më në fund, dhe Shqipëria po bëhet një shtet normal dhe kur ka përplasje të dhunshme politike që e kapërcejnë arsyen, që e fundosin dialogun dhe kur dhuna ndaj institucioneve kthehet në një normë është mirë që fjalën e fundit ta japë prokuroria. Gjithçka tjetër pastaj është politike.

Retorika e aktorëve politikë të pushtojë sepse askush nga këta, qoftë Basha, Berisha apo Bardhi nuk e ka monopolin e së vërtetës. Ata janë të ngarkuar politikisht, emocionalisht dhe i interpretojnë ngjarjet e tyre që kanë ndodhur sipas pozicioneve që kanë. Për fat të keq, edhe media është ndarë në kampe të ndryshme, kemi shumë pak zëra.

Dyrnjaja: Më mirë që të ketë opinione të ndryshme.

Yzeiri: Nuk jam dakord sepse kur ndodhin ngjarje të tilla të dhunshme, opinionet politike mbeten ato që janë, por shoqëritë e konsoliduara, të gjitha njëzëri dënojnë dhunën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA