Xavi Hernandez deklaroi pas El Clasicos se Barcelona e tij, përtej eliminimit, ishte superiore në fushë, por Carlo Ancelotti nuk është dakord.

“Nuk mund të jem dakord me Xavin, ndeshja ishte e barabartë. Ata kishim më shumë kontrollin e topit, por të mos harrojmë që ishim të pafat kur pësuam golin e parë. Nuk dominuan ata, por as ne. U tërhoqëm për të goditur nëpërmjet kundërsulmit. Kemi futbollistë me karakteristika të tilla që mund të godasin në kundërsulm. Të tre golat që shënuam ishim spektakolarë.”

Barcelona e shënoi golin e barazimit 2-2 pikërisht në momentin e daljes nga fusha të Modricit, që ia la vendin Valverdes.

“Ka cilësi të jashtëzakonshme, nuk mund t’i bësh presion kollaj. Por të mos harrojmë që Valverde na çoi në finale. Sigurisht me largimin e Lukës humbëm diçka, por ama Federico shënoi golin e fitores.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA