Finalja e madhe e Superkupës së Spanjës të dielën në Riyad do të diskutohet mes Realit të Madridit dhe Athletic Bilbaos.
Nuk do të kemi një derbi të Madridit, të dielën në mbrëmje pasi Bilbao e Marcelino Garcia Toral bëri surprizën e madhe në gjysmëfinalen e dytë ndaj Los Colchoneros duke përmbysur avantazhin provizor të skuadrës së Simeones që edhe pse i shkoi shumë afër finales u dorëzua në fund.
Pas një pjesë të parë pa gola kampionët e Spanjës zhbllokuan shifrat në minutën e 62-të falë autogolit të portierit Unai Simon.
Por në harkun e 4 minutave nga e 77-ta në të 81-ën skuadra baske surprizoi jo pak duke barazuar me Alvarez dhe duke përmbysur gjithçka me talentin Nico Williams dhe tashmë e sheh veten në finale aty ku do të synojë të mposhtë edhe Realin e Madridit për të fituar trofeun.
Top Channel