Napoli turëpërohet nga Fiorentina brenda në stadiumin Diego Armando Maradona me skuadrën vjollcë që arriti të triumfonte me rezultatin e thellë 5-2 duke u kualifikuar në fazën çerekfinale të Kupës së Italisë.
Në një ndeshje rokambolekse të cilët të kaltrit e mbyllën me 9 lojtarë pasi Lozano dhe Fabian Ruiz u ndëshkuan me karton të kuq. Për të kaluar në çerekfinale, Fiorentinës iu deshën 120 minuta lojë edhe pse vjollcët luajtën për gati një pjese loje me një lojtar më pak se Napoli pas daljes me të kuq të portierit Dragowski.
Fundi i pjesës së parë ishte vërtet intrigues pasi Vlahovic kaloi në epërsi miqtë ndërsa Mertens barazoi tre minuta më vonë në të 44-ën, ndërsa gjërat u bënë edhe më të vështira për Fioren kur portieri polak u ndëshkua me karton të kuq.
Gjithsesi në fillimin e pjesës së dytë Fiorentina gjeti sërish epërsinë me Biraghin por vetëm në fund Napoli vendosi baraspeshën me Petagnan që realizoi në të 95-ën për ta çuar ndeshjen në shtesë. Në 30 minutat e shtesës në superioritet numerik Fiorentina shpërtheu duke shënuar dhe 3 herë të tjera me Venuttin, afrimin e ri Piatek dhe Maleh. Në çerekfinale vjollcët do të kenë përballë Atalantën.
Top Channel