Protesta e dhunshme në selinë blu, Gjata: E gjitha nisi kur PD u blindua!

10/01/2022 21:53

Anëtar i Komisionit të Rithemelimit të PD, Çlirim Gjata, ka qenë i ftuar në ‘Open’ mbrëmjen e sotme për të folur rreth protestës së dhunshme të së shtunës në selinë blu.

Gjata u shpreh se dhuna nisi kur selia Demokratike nisi të blindohej, ndërsa shtoi se vetëm njëra palë është plagosur fizikisht dhe janë arrestuar dhe ata janë protestuesit.

Më tutje, Çlirim Gjata akuzon mbështetësit e Bashës se ishin të pajisur me pistoleta gaz lotsjellës të cilat nuk lejohen me ligj dhe i kanë përdorur kundër protestuesve.

“Duke ndërtuar këto dyer thoshte dua të shpëtoj PD nga bunkerizimi dhe e ktheu në një burg dhe u vet burgos dhe ka mbetur në një situatë të tillë, tërë jetën ashtu do rri”, tha më tej Gjata.

Gjata: Problemi i dhunës filloi kur nisi të blindohet PD, dhe një grup militant me pistoleta gaz hedhës që nuk lejohet dhe quhet armëmbajtje pa leje. Të gjithë ata që i mbanin duhet ti ishin në burg dhe si ka ndaluar policia. Mund të japim pamje sa të duash, ka një fakt që vetëm njëra palë ka fizikisht të plagosur me dhjetëra, ka 65 të arrestuar, me plagosje të rëndë, u bënë dy vepra. Çfarë diskutojmë këtu për dhunën? Këtu nuk jemi as gjykatë as prokurori bëjmë analizën e fakteve. Përse duhet të ndërtoheshin gjithë ato porta të blinduara?

Ka një fakt, ditën që është bërë kongresi më 11 dhjetor, prapa selisë ka pasur një mori policie që po prisnin të dislokuara sepse u hap një fjalë që do vijnë në kongres, kjo është një marrëveshje me Ramën. Çfarë opozite do bëjë Basha sot, është peng i policisë dhe Ramës. Duke ndërtuar këto dyer thoshte dua të shpëtoj PD nga bunkerizimi dhe e ktheu në një burg dhe u vet burgos dhe ka mbetur në një situatë të tillë, tërë jetën ashtu do rri. Erdhi dita, ata 640 mijë njerëz që kanë votuar thonë shyqyr s’u bo Basha Kryeministër se qenka më keq se Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA