Një shtetas ka humbur jetën këtë të hënë në mëngjes pasi duke drejtuar mjetin në fshatin Shkallë të Matit ka humbur kontrollin.

Makina, që po lëvizte drejt drejt minierave të Cërrujës, ka përfunduar rreth 200 metra në greminë. Dyshohet se prezenca e mjegullës në rrugë, e ndikuar dhe nga terreni i vështirë kanë bërë që shtetasi me iniciale P.M. të humbasë kontrollin.

Një dëshmi tjetër thotë se djali i drejtuesit të mjetit po tërhiqte me kavo makinën pas një defekti, por litari është këputur dhe manovrimi i mjetit ka qenë i pamundur.

Policia njofton se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje po hetohet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

FOTO GALERI
5/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA