Meridian Ramçaj, është i eliminuari i radhës nga reality shoë më i famshëm në Shqipëri, ‘Big Brother Vip’.

Teksa po fliste për eksperiencën e tij televizive, ai u shpreh se gabimi i tij ishte të mos i besonte instinktit, ndërsa hodhi akuza për aktorin Donald Veshaj.

Ishte ky i fundit që bëri zgjedhjen për të çuar në nominim veten, Ilirin dhe Meridianin.

“Mjafton të kujtojmë lotët e Donaldit kur dola nga shtëpia, mu dukën si lot narçizisti, se ishte ai gëzimi që nxora dikë… E përqafova nga ana njerëzore sepse ky është Merdiani, kurse ai tregoi veten e tij. Nuk doja ti besoja instinktit tim që ai është aktor, që ai po aktron gjithë kohës aty, sepse vetëm ashtu mund të fitonte pikë. Ajo që bën ai është se në moment që ka frikë dikë, i qëndron në distancë, bën batuta, ama pret momentin që ta rrëzojë por atëherë kur të mos ketë mundësi dikush të ngrihet”, u shpreh Meridian për Fan Club.

Top Channel