Pas protestës së ditës së djeshme, Berisha është kthyer në selinë e PD duke thënë se nuk do të ndalen protestat.

Në fjalën e tij para mediave, Berisha tha se në asnjë moment nuk është hedhur gur ndaj policisë, veprimin e të cilëve e cilëson si shtazore.

Berisha: Protesta e radhës do mbahet, por gjithçka do të jetë në funksion të interesit të tyre dhe kurrë të gjykohet koha më e përshtatshme. Kjo është selia e PD, ata të cilët pranojnë për kryetar të PD kryetarin e emëruar nga Edi Rama me polic, bëjnë një akt destabilizues ndaj Shqopërisë se ai nuk mund të kalojë, nuk mund të pranohet. Ne kemi ndjekur në mënyrën më rigoroze rregullat dhe zbatuar ligjet. Asnjë gur i vetëm nuk u gjuajt ndaj narkopolicisë pavarësisht nga sjellja shtazore e saj, pavarësisht nga sasia e shumë herë e palejueshme e gazit që përdori por revolucioni është i pamposhtur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA