Foto ilustruese

Katër mjete janë përfshirë në një aksident rrugor këtë pasdite në kryeqytet.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00, në Unazën e Madhe, në afërsi të rrethrrotullimit të Selitës.

Policia njofton janë përplasur mjetet me drejtues shtetasit M. J., L. K., E. H., dhe K. V. E plagosur ka mbetur pasagjeria M. J., e cila ndodhej në mjetin me drejtuese shtetasen M.J.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Top Channel