8 janari do të jetë një ditë e nxehtë për politikën brenda Partisë Demokratike.
Sali Berisha ka lajmëruar protestë para selisë blu, ndërsa kryedemokrati Lulzim Basha thotë se do të ejtë në zyrën e tij, duke punuar si normalisht.
Kuvendi Kombëtar i thirrur nga Berisha shpalli shkarkimin e Bashës dhe tashmë i kërkojnë të lirojë zyrën. Por, çfarë do të ndodhë në 8 janar. Kjo temë ka nxitur debate të ashpra mes të ftuarve në studion e “Open”.
Arben Ristani thotë se i frikësuari është Basha që po blindohet brenda zyrës së tij, ndërsa Ergys Mërtiri thotë se “në hall” janë mbështetësit e Berishës.
Gjatë tensioneve në studio, Mërtiri i drejtohet Ristanit: “Unë do ha kokoshka dhe do të shoh ty kur të rrihesh me Bardhin (sekretarin e Përgjithshëm të PD-së)”.
“Ti po flet për rrahje, ti po e nxit, unë nuk po them gjë”, replikoi Ristani.
Top Channel