Si mund të votojnë emigrantët? Kreu i KQZ-së shpjegon mënyrën se si diaspora të marrë pjesë në zgjedhje

03/01/2022 16:01

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve pranon që KQZ dhe politika dështuan me diasporën ne 2021, por është besim plotë se  objektivi për të mundësuar votimin e tyre  ne zgjedhjet e ardhshme mund te realizohet. 

Ilirjan Celibashi zbulon për Top Channel  edhe variantin qe sipas tij mund të përmbushë kërkesat e palëve në proces.

Duket që një pjesë e partive politike nuk e pëlqejnë votimin në ambasada, nuk e parapëlqejnë votimin nëpërmjet postes. Unë mendoj që një mënyrë hibride e votimit, duke kombinuar fletën e votimit me sistemin elektronik të dërgimit dhe marrjes së fletës së votimit do ishte mënyra më e përshtatshme“.

Përdorimi i teknologjisë është parë si shtim i elementeve te sigurisë, por kohët  fundit kjo fjale nuk gjen shume vend në Shqipëri në një kohë që të dhënat personale te qytetareve dolën sheshit.

“Çdo sistem në vetvete nëse ndërtohet me qëllime të mira së pari dhe nga pikëpamja teknike është ajo që duhet,  ofron të gjitha garancitë. Nëse përgjegjësia  të cilat institucionet  do duhet ti kenë dhe kanë në administrimi të dhënat  nuk reflektohen siç kërkon ligji do kemi problematika siç janë bërë publike kohet e fundit.

Koha  për realizimin e votës së diasporës është mëse e mjaftueshme për komisionerin Celibashi, e kundërta do ishte njollë për aktorët e përfshirë në proces.

Nëse për zgjedhjet e ardhshme parlamentare nuk do mundësohet votimi i mërgatës unë mendoj se është dështim spektakolar qoftë i institucionit të KQZ, por edhe partive politike apo dhe institucioneve të tjera që janë apo duhet të angazhohen në këtë proces“, thotë Celibashi.

Komisioneri  apelon instancat shtetërore te mos humbin kohe për  regjistrimin e emigranteve, pasi  procesi po ecën me ritme te ngadalta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA