Faqja online e gazetës izraelite “Jerusalem Post” në orët e para të kësaj të hëne është hakeruar, duke i vendosur në ballinë një imazh që përfaqëson, sipas shumë interpretimeve, një sulm iranian ndaj një laboratori bërthamor.
Ky sulm kibernetik u shënua në dy vjetorin e vrasjes së gjeneralit iranian Qassem Suleimani, i cili konsiderohej si një nga njerëzit më të fuqishëm dhe më popullor në të gjithë Lindjen e Mesme.
Suleimani u vra nga një sulm ushtarak amerikan, por në fund të dhjetorit, ish-shefi i inteligjencës ushtarake izraelite pranoi përfshirjen e Izraelit në operacionin e vrasjes së tij.
Imazhi i shfaqur në ballinën e gazetës tregon një raketë balistike që lëshohet nga lart, nga guri i një unaze të vendosur në një dorë të mbledhur grusht (unaza është shumë e ngjashme me atë që mbante gjithmonë Suleimani) dhe raketa lëshohet mbi një ndërtesë që mendohet të jetë Qendra Izraelite e Kërkimeve Bërthamore, në jug të Dimonës.
Sulmi kibernetik ende nuk është marrë përsipër nga asnjë grup dhe pak kohë më pas “Jerusalem Post” arriti të marrë kontrollin e faqes.
Breaking: The news site for @Jerusalem_Post has been hacked. pic.twitter.com/itoHSmFpMB
— Andy Ngô 🏳️🌈 (@MrAndyNgo) January 3, 2022
Viti 2020 nisi me lajmin e vrasjes së një gjenerali të lartë iranin, Qasem Soleimani-t.
Kjo ngjarje shënoi një pikë kulminante të konfliktit SHBA-Iran. Trump nuk ngurroi ta quante një fitore të madhe vrasjen e tij, pasi ishte një ndër “antiamerikanët më të egër”.
Nga Shtëpia e Bardhë u bë me dije se planet e Soleimani-t ishin “të hidhte në erë Ambasadën e SHBA-ve në Bagdad”.
Pas dy muaj replikash në distancë, SHBA-të vendosën sanksione të reja ndaj Iranit.
Kryesisht, synimi ishte të ndalnin rritjen ekonomike të Iranit. Industria e naftës dhe ajo kimike u goditën më rëndë. U kërkua gjithashtu një izolim diplomatik i Iranit.
Një seri sanksionesh të tjera kishin në shënjestër Ministrin e Brendshëm dhe zyrtarët e lartë të zbatimit të ligjit me arsyetimin se kishin shkelur ashpër të drejtat e njeriut.
Top Channel