Sulmet gjatë natës në Iran, Izraeli përdor mbi 80 avionë luftarakë, në shënjestër infrastruktura ushtarake dhe objekte të Gardës Revolucionare
Në këto foto të dhimbshme tregohet një fshat ‘fantazëm’ në Rumani i përmbytur nga ujërat toksike te nje impjanti minerar, vetem me ndonjë majë të lartë çatie ende të dukshme, rreth katër dekada pasi banorët e tij u evakuan me force.
Gjithçka mbetet nga komuniteti i Geamana prane malit Apuseni në perëndim të Rumanisë është maja e një kishe që del mbi liqenin toksik, i solidifikuar me kalimin e kohes, disa shtëpi të shkatërruara dhe pajisje të braktisura bujqësie.
Pamjet e rralla me dron nga Geamana tregojnë për tragjedinë e fshatarëve që u detyruan të braktisin shtëpitë e tyre në vitin 1978 për t’i lënë vend rrjedhës helmuese të ujerave te përpunimit nga miniera e bakrit aty pranë.
Pamjet vijnë në një kohë rritje të ndërgjegjësimit për pasojat e aktivitetit njerëzor në mjedis, siç shihet dhe në fshatin dikur piktoresk, që banohej më parë nga rreth 400 familje.
Liqeni toksik rritet në nivel rreth 1 metër çdo vit, çka do të thotë se edhe spiralja e kishës së bashku me ndërtesat e tjera, shpejt do të jenë të padukshme.
Banorët ishin të zemëruar me autoritetet që kishin premtuar zhvendosjen të paktën të varrezave që ndodhen rreth kishes.
Por me vijimin e aktivitetit minerar, liqeni i mbetjeve të kontaminuara rritej dita ditës, duke mbuluar shpejt tokat rreth kishës dhe varrezat e banorëve të fshatit.
Liqeni i acidit përmban cianid, i cili përdoret në procesin e nxjerrjes, që është një lëndë tejet toksike me impakt të rëndë mjedisor, si dhe helmuese për kafshët e lumenjtë.
Duke folur në vitin 2019, fotografi dhe aktivisti rumun Cristian Lipovan, 36 vjeç, i cili viziton shpesh liqenin dhe dëshmon fundosjen e tij të mëtejshme çdo vit, tregonte për eksperiencën e dokumentimit të procesit të ngadaltë shkatërrimtar.
“Geamana është një fshat i zhdukur, një fshat fantazmë i gëlltitur nga helmi shumëngjyrësh”, tha Lipovan. “Lengu që rrethon kodrat është në ngjyrë të kuqe, dhe tregon se çdo gjë është helmuar, uji, bari, pemët, frutat perimet, kafshët e më në fund njeriu.”
Lipovan tregon më tej: “Liqeni rritet vazhdimsiht dhe disa njerëz kanë qëndruar duke jetuar në afërsi të fshatit, ata jetojnë me rrezikun e helmimit çdo ditë”.
“Atmosfera këtu është e vrazhdë dhe psikodelike, ngjyra të panatyrshme, njerëz fatkeqë që jetojnë këtu ngrënë, pirë e marrë frymë helmin”.
“Historia e trishtë këtu nisi në 1977, kur diktatori komunist zhvendosi popullatën duke vënë në dispozicion tokat për hapjen e minierës së bakrit Rosia Poieni,” tregonte Lipovan në 2019.
“Është miniera më e madhe e bakrit në Rumani dhe asokohe më e madhja në Evropë. Tani ajo po krijon një bombë ekologjike në malet Apuseni”.
Top Channel