Prej ditësh Donaldi ka shfaqur dëshirën e tij për të intervistuar moderatoren Arbana Osmani.

Në këtë puntatë speciale moderatorja ka pranuar që t’ja plotësojë atij këtë kërkesë.

Donald Veshaj pati mundësinë të dilte nga shtëpia, për ta shijuar këtë moment në skenën gjigande të ‘’Big Brother Vip’’.

E pyetur nga Donaldi, moderatorja ndau me publikun disa nga kujtimet më të bukura nga fëmijëria e saj.

”Unë e kam kaluar fëmijërinë me gjyshërit. Unë kam jetuar në Peshkopi dhe pak kohë në Burrel.

Fshati ka lënë tek unë kujtime të pashlyeshme, kontakti me natyrën ,qëndrimi me kafshët me shoqërojnë akoma.

Të dyja gjyshet e mia kanë qenë të apasionuara me gatimin. Këtë dashuri për gatimin dhe ushqimin e mire besoj se e kam të lidhur me fëmijërinë”, tha ajo.

 

 

Top Channel