Prej ditësh Donaldi ka shfaqur dëshirën e tij për të intervistuar moderatoren Arbana Osmani.

Në këtë puntatë speciale moderatorja ka pranuar që t’ja plotësojë atij këtë kërkesë.

Donald Veshaj pati mundësinë të dilte nga shtëpia, për ta shijuar këtë moment në skenën gjigande të ‘’Big Brother Vip’’.

E pyetur nga Donaldi, Arbana Osmani tregoi për vështirësitë e hasura në fillimet e karrierës së saj.

”Këtë vit ‘’Top Channel’’ bëri 20 vite dhe unë kam filluar punë në 1999. Për një vajzë që pak muaj kishte që ishte kthyer nga Mati, nuk ka qenë e lehtë ambjentimi. Kam fituar një audicion, kishte 300 njerëz që aplikuan. Nuk ka qenë fort e lehtë pasi unë isha prezantuesja atipike. Nuk isha ajo vajza elegante, që ishte lozonjare, që qëndronte gjithë kohës në krahë të një mashkulli. Kam kërkuar të kisha hapësirën time, të shprehja talentin tim. Në fillim ka qenë e veshirë, kanë qenë gra dhe vajza që më gjykonin, jam gjykuar në prezantimet e mia që ndoshta nuk meritoja të kisha këtë vend. Dalë nga dalë mu dha mundësia të tregoja aftesitë e mia derisa e gjeta vendin tim”,- u përgjigj ajo.

Top Channel