Prej ditësh Donaldi ka shfaqur dëshirën e tij për të intervistuar moderatoren Arbana Osmani.

Në këtë puntatë speciale moderatorja ka pranuar që t’ja plotësojë atij këtë kërkesë.

Donald Veshaj pati mundësinë të dilte nga shtëpia, për ta shijuar këtë moment në skenën gjigande të ‘’Big Brother Vip’’.

E pyetur nga Donaldi, Arbana Osmani ka treguar se ku e gjen forcën në momentet e saj të vështira.

”Në momente të ndryshme, në vend dhe gjëra të ndryshme. E gjej tek njerëzit e mi të dashur, tek Edi, fëmijët, mami dhe babi. Në momente të ndryshme tek njerëzit që kanë besuar tek unë, tek njerëzit që unë vlerësoj dhe më frymëzojnë. Unë kam patur dhe momente të errëta të cilat kam kërkuar ndihmë tek specialisti”,- u përgjigj ajo duke dhënë edhe një mesazh motivues për të gjithë publikun.

Top Channel