“I dashur babagjysh. Më ke munguar shumë. Dua që familja ime të jetë e lumtur dhe të ikë Covid-i”.

Nata e ndërrimit të viteve është moment më i shumëpritur nga fëmijët.

Dua që 2022 të jetë pa Corona. Mezi po pres darkën të festoj me familjen dhe të marrim plot dhurata”, thotë Ernisi.

Fëmijët e lidhin festën edhe me situatën e pandemisë që ka mbërthyer gjithë botën. Estel dhe Rejna po i shprehin dëshirat babagjyshit përmes kartolinave.

“Përveç dhuratave, unë i kam kërkuar babagjyshit që pandemia të largohet…”

Festa në familjet shqiptare, edhe pse sërish në kohën e pandemisë, këtë fundvit do të jetë më e madhe për shkak të heqjes së kufizimeve.

“Kemi planifikuar që do të vijnë të dyja gjyshet, edhe nga mami e nga babi. E do kënaqemi shumëëëë. Dhuratat do dalin nga oxhaku i sjell babagjyshi”, thotë një tjetër fëmijë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA