Këngëtarja Big Mama nuk është aspak pishman për sjelljen e saj në debatin me Antonelën, brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”.

Sot, në “Shqipëria live”, ajo tha se, ashtu reagon ndaj provokimeve të ulëta.

Atë që e ndjeva e bëra. Isha Big Mama! Nuk toleroj askënd të më bëjë provokime të ulëta. Nuk jam aspak pishman. Karakteri im nuk ndryshon për 100 mijë euro”.

Ajo falenderon ndjekësit, që e kanë mbështetur gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. “Nuk kam fituar 100 mijë euro, por kam fituar 100 mijë zemra”, thotë ajo.

Këngëtarja la shtëpinë pas debatit me Antonela. Kjo e fundit e akuzoi Big Mamën se e ka sharë serbisht, që gjë acaroi artisten.

Një ditë më parë, ajo foli dhe për “Big Brother Fan Cub”, ku mohoi me këmbëngulje ta ketë thënë një gjë të tillë: “Unë di dhe të shaj serbisht. Por më vjen inat se nuk e kam bërë. Më gjeni një video ku e kam thënë”, është shprehur këngëtarja.

Ndërkohë pyetjes së moderatores Dojna  Mema, se cili e fiton “Big Brother VIP”, këngëtarja i është përgjigjur: “Zemra ime është që të fitojë Arjola. Me gjithë shpirt! Pa marrë parasysh se e kanë akuzuar se po viktimizohet, por mendoj se po bën lojë me një shembull të mirë. Aty bëhen shumë lojëra të pista dhe nuk merren për shembull të keq. Por, një grua që jep mesazhin e një nëne të fortë, ajo është viktimizim”.

Pas Arjolës, ajo ka përmendur si pretendent për të fituar Ilirin, që disa herë është votuari si i preferuari i publikut.

 

FOTO GALERI
2/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA