Shifrat e kampionëve të dimrit, Tirana në “gjueti” të titullit të 26-të

26/12/2021 16:36

Sezoni 2021-2022 i Abissnet Superiore nisi me disa skuadra që pretendonin titullin kampion, megjithatë pas 15 javësh tashmë është një ide më e qartë për ekipet favorite, që deri në fund do të provojnë për të marrë trofeun më të lakmuar futbollistik në vend.

Tirana, me merita arriti që të shpallej kampione dimri, duke e mbyllur vitin 2021 me 33 pikë, pesë më shumë se Kukësi i vendit të dytë.

Trajneri Orges Shehi i ka marrë maksimumin skuadrës bardheblu, duke koleksionuar 10 fitore, tre barazime dhe vetëm 2 humbje. Kryeqytetasit janë skuadra më kompakte në mbrojtje, teksa kanë mbrojtjen më të fortë, me vetëm 11 gola të pësuar.

Bekaj në portë dhe linja para tij i kanë bërë më së miri detyrat e tyre, çka mund të kuptohet dhe nga fakti që vetëm Kukësi dhe Laçi, dy ndjekësit më të afërt në transferta.

Nga mbrojtja në sulm, Tirana ka arritur që të shënojë 28 gola, vetëm një më pak se Kukësi që krenohet me sulmin më të mirë në këto 15 javë të para. Seferi, Xhixha dhe Ngo kanë shënuar 18 gola, më shumë se gjysmën e golave të realizuar deri më tani nga bardheblutë, çka tregon se skuadra funksionon mirë.

Shehi ka paralajmëruar se ekipi nuk ka nevojë për shumë ndryshime, duke besuar tek grupi aktual dhe ka deklaruar se në merkato do të ndërhyhet vetëm nëse do të ketë ndonjë element që do të bëjë diferencën me grupin aktual. Deri më tani, shifrat flasi në favor të Tiranës, që është në gjueti të titullit të 26-të./ Supersport

Top Channel