Silvia është shkruar në periudhën e fundit të jetës së Gerard de Nerval, dhe ishte ndër librat e adhuruar të Proustit, Gracq dhe Eco-s. Novela rrëfen për dashurinë e personazhit kundrejt tre grave (Silvia, Adriana dhe Aurelia), të cilat i dëshiron të treja pa mundur dot të zgjedhë, ndaj dhe në fund arrin t’i humbasëato.

Historia nis kur një paragraf gazete e zhyt në kujtimet e rinisë personazhin dhe njëkohësisht rrëfyesin e historisë. Perspektiva duket sikur zhvendoset prapa, messë kaluarës e të tashmes, kështu që lexuesi asnjëherë nuk mund të jetë i qartë nëse zëri i personazhit është një ngjarje e së kaluarës apo i së tashmes ngjarje që po ndodh.

Personazhi kryesor, rrëfimtari me statusin e një fisniku, i cili së fundmi ka vendosur të jetojë për pak kohë në njëpronë të trashëguar, vendos të largohet nga Parisiprej një jete të shthurur teatrore dhe pijesh. Papritur i kthehet dashurisë së rinisë, një vajze fshatare me emrin Silvia, e cila ka një stil të tipit klasik me flokëtë bukur brun. Ajo stilon dorashka për të jetuarndërsa fati e lidh me një burrë të barabartë me shtresën e saj. Personazhi i novelës dashuron gjithashtu një aktore joshëse në Paris, Aurelian, së cilësi vërviten rrotull djem të bukur që i dhurojnëasaj romanca boshe dashurie, por askush nuk e do atë, për atë që është në të vërtetë, duke përfshirë edhe vetë personazhin tonë.

Për të, Aurelia është njëiluzion i bukur që zbehet në dritën e realitetit. Aidashuron dhe Adrianën, me origjinë fisnike, një bukuroshe e gjatë me flokë të verdhë. Një vajzëe përsosurpor qëjeton në njëmanastir. Ajo ikën shpejt nga kjo botë prej një sëmundje të parakohshme. Në fund duket se rrëfimtari është një personazh kompleks; ai i dashuron të treja femrat por nuk fiton asnjë. Mesa duket për asnjëarsye përtej krijimit të tij. Ato ashtu si erdhën, edhe ikën.

“Silvia” cilësohet si një himn për dashurinë e paarritshme dhe përshkruhet nga një stil i kthjellët dhe lirik. Kjo novelë është pararendësja më e denjë e letërsisë moderne europiane. ‘Kryevepër brenda kryeveprës’ e kanë konsideruar këtë novelë që bën pjesë në përmbledhjen ‘Vajzat e zjarrit’. Në formën e një narracioni të ngjeshur në vetë të parë, Nervali flet për kërkimin e kotë të asaj lumturie të thjeshtë që kishte ndjerë për herë të parë e të fundit në fëmijërinë e tij personazhi kryesor.

Mes këtij rrëfimi gërshetohen shumë bukur e shkuara me të tashmen, ëndrra me realen, kujtesa me rrëfimin.Novela është vlerësuar nga kritikët për stilin e saj të qartë dhe tepër lirik.

Umberto Eco e vlerëson në këtë mënyrë: “Një nga novelat më të bukura të shkruara ndonjëherë. Leximi i Silvës më lë të pështjelluar. Më vonë mësova se me Prustin kish ngjarë e njëjta gjë’ – Umberto Eco

Të dhëna për librin
Titulli i librit: Silvia, kujtime të Valuasë
Autori: Gerard de Nerval
Përkthyesi: Feride Papleka
Shtëpia Botuese: Arka e Noes
Viti i botimit: 2021

Top Channel