VIDEOLAJM/ Tenton të heqë flamurin serb në bulevard, mbështetësi i Berishës bie nga lartësia

20/12/2021 18:52

 Një nga mbështetësit e ish-kryedemokratit Sali Berisha është dëmtuar gjatë protestës së kësaj të hëne në bulevardin Dëshmorët e Kombit.

Ai tentoi të hiqte flamurin serb në rrugë, ndërsa ka rënë nga lartësia.

Protesta kundër nismës “Open Balkan” e thirrur nga ish-kryedemokrati Sali Berisha ka përfunduar pas rreth dy orësh, ndërsa ai paralajmëron se do të vijojnë.

Ky uragan nuk ndalet më, ndaj dhe më lejoni ta paralajmëroj Ramën, mos guxo të dalësh para dhe mos mendon se me pakicë mund të shtypësh shumicën se mjerimi të pret, ne nuk ka forcë në botë që na ndal.  Kjo është protesta e parë, ju ftoj të qëndrojmë të vendosur për serinë e pafundme të protestave derisa të largojmë narkoshtetin, të rikthejmë shpresën dhe demokracinë”, tha Berisha.

Ish-kreu i PD-së, Sali Berisha në fjalën e mbajtur në podiumin e protestës, tha se kumbari i kësaj nisme është miliarderi amerikan, George Soros.

Ende nuk ka një shifër të saktë të pjesëmarrësve të Berishës në këtë protestë, ndërsa mes turmës u pa edhe reperi Stresi, një prej mbështetësve të liderit historik të PD-së.

Disa prej mbështetësve të Berishës dogjën edhe një flamur serb, veprim i ciili u komentua edhe nga kryeministri shqiptar, Edi Rama.

Top Channel