Për herë të dytë këtë sezon një ndeshje futbolli e skuadrës së Lyon është anulluar nga trazirat e tifozëve.
Dje u anullua ndeshja e Lyon kundër skuadrës modeste të Paris FC pas incidenteve të rrezikshme në shkallët e stadiumit, njoftuan zyrtarët.
Pak para nisjes së pjesës së dytë në stadiumin e vogël të Paris u shkëmbyen lëshime fishekzjarresh mes tifozëve të dy skuadrave.
Stafi i sigurisë dhe policia nxituan drejt grupeve të tizozëve por spektatorët u detyruan të zbrisnin në fushë, duke parandaluar rinisjen e ndeshjes.
Dhjetë minuta pas voneses autoritetet njoftuan se palët kishin rënë dakord për anullimin e eventit.
Sezoni francez i futbollit është shënuar sivjet nga disa incidente me fansat.
Skuadra e Lyon është urdhëruar të luajë dy ndeshje me dyer të mbyllura sivjet dhe iu zbritën pikë kur tifozët e saj shkaktuan një incident në përballjen me Marseille më 21 nëntor.
Top Channel