Pas festës së lamtumirës me Argjentinën, Lionel Messi shënon dy herë me Inter Miamin, 934 gola në karrierë(VIDEO)
Në ndeshjen e fatit, Marcus Thuram kaloi 61 minuta duke dhënë mesazhi. Psh, i konfirmoi Parmës ‘së tij’ se ka një anë sadiste; i pëlqen të ndëshkojë vendin e lindjes. Më pas i bëri Chivut të kuptokë se nuk do të mund të heqë dorë prej tij në asnjë moment, edhe për faktin se Marcus është mirë me të gjithë që nga i zakonshmi Lautaro e deri te Esposito.
Dhe për ta mbyllur, i tha një miku të vjetër të familjes, Zinedine Zidane se nuk do të dorëzohet dhe do të bëjë gjithçka për të rifituar vendin e humbur në kombëtare.
Në fakt, mosgrumbullimi i tij me Blutë e ka motivuar francezin që të rrisë nivelin e tij dhe për t’u rindezur pas një pauzë jo të zakonshme të ndeshjeve të kampionatit që e kaloi në Appiano.
‘Do të doja të isha në kombëtare, por trajneri bëri zgjedhjet e tij dhe i respektoj-tha Thuram-qëndrova në Pinetina dhe punova shumë mirë’.
Thuram foli edhe për fitoren e pastër ndaj Parmës.
‘Po flitej se kishim filluar të pësonim gola, zërat për ne gjithnjë kanë qarkulluar, por ne hyjmë në fushë vetëm për të fituar-tha sulmuesi francez.
Të shtunën, Marcus ishte i vetmi që e kishte të sigurt një vend në formacionin e Interit në San Siro, ndërsa trajneri Chivu i mbajti Lautaron dhe Espositon e ri në pritje deri në sekondën e fundit. Kur gjithçka dukej se po shkonte drejt aktivizimit të kapitenit, ai vendosi t’i besonte sulmuesit italian, i cili e mbushi ndeshjen me lëvizjet e tij të zgjuara të zakonshme dhe u konfirmua sërish vendimtar, edhe pse nuk shënoi. T’i bëjë ballë konkurrencës së shokut më të ri të skuadrës është misioni i Thuram nga tani deri në fund të sezonit. Ndërkohë, ndaj Brugge, ai është kandidati kryesor për t’u rikthyer në formacionin titullar dhe për të riformuar dyshen e tij të preferuar të sulmit, ThuLa. Në fund të fundit, një Marcus kaq konstant në paraqitjet e tij nuk ishte parë kurrë më parë, sidomos në shtëpi. Ai ka shënuar në gjashtë ndeshje radhazi në San Siro dhe është bërë lojtari i pestë në historinë e Interit që realizon në më shumë se pesë ndeshje radhazi. Para tij këtë e kanë arritur Vieri (11 ndeshje) dhe Lukaku (7), ndërsa në të njëjtin nivel me të janë Ronaldo dhe Ibra.
Për Chivun, megjithatë, çështja kryesore është pesha që francezi ka në lojën e Interit. Në zonën e fundit të fushës, ai ofron më pak pika referimi se sulmuesit e tjerë, lëviz në shumë më tepër hapësira dhe po tregon një nuhatje për golin që dikur nuk e kishte. Ndaj Parmës, për shembull, shfrytëzoi në mënyrë të përsosur një aksion të shkëlqyer dhe një pasim të Mkhitaryanit, asistuesit të tij të preferuar.
Në përgjithësi, trajneri po e shfrytëzon energjinë dhe shpërthyeshmërinë e Marcusit për t’i dhënë skuadrës më shumë alternativa në sulm, pavarësisht partnerit që ka në krah apo mesfushorëve që luajnë pas tij.
Pjesa tjetër lidhet me ndjenjat dhe nostalgjinë. Edhe pse ka lindur në qytetin e Parmës më 6 gusht 1997, në kohën kur babai i tij luante me fanellën verdheblu, Marcus vazhdon të mos tregohet aspak i mëshirshëm ndaj skuadrës së fëmijërisë. Ai ishte përballur katër herë me Parmën në Serie A dhe kishte shënuar në të katërta. Tani numri ka shkuar në pesë, duke përfshirë edhe golin me të cilin, më 3 majin e kaluar, hapi rrugën drejt fitores që vulosi titullin kampion.
Edhe në këtë mënyrë, Marcus synon të qëndrojë sa më gjatë te Interi. Në fund të fundit, ky është mesazhi që përçohet më qartë nga San Siro dhe që vlen për të gjithë.
Top Channel