VIDEO/ “Ndizet” derbi i kryeqytetit, sherr me flakadanë mes tifozëve të Partizanit dhe Tiranës
Këtë të dielë u zhvilluan 4 ndeshjet e tjera të vlefshme për javën e pestë të Kategorisë së Parë ku skuadrat që pretendojnë ngjitjen në Superiore nuk kanë gabuar.
Besa ka arritur të marrë 3 pikët e saj në ndeshjen me Ilirinë të cilën e mposhti me rezultatin 2-0 falë golave të Danajt dhe Ruzgis dhe ngjitet në kuotën e 10 pikëve
Po kështu edhe Pogradeci tregoi forcën e tij duke fituar në transfertë në Dibër ndaj Korabit me rezultatin 2-0. Për skuadrën liqenore golat u shënuan në 45 minutat e dyta nga Shanaj dhe Lleshaj dhe tani ajo është e vetme në krye të klasifikimit me 11 pikë.
Fitore me rezultatin 2-0 shënoi edhe Kastrioti që mundi Orikun dhe për skuadrën krutane protagonist u bë Beshiraj, që shënoi të dy golat e kësaj ndeshjeje në fillimin e pjesës së dytë, pikërisht në minutat 51 dhe 54. E vetmja sfidë që nuk pati fitues ishte ajo mes Burrelit dhe Besëlidhjes e mbyllur me barazimin pa gola 0-0
REZULTATET E KATEGORISË SË PARË
Besa-Iliria 2-0
Korabi-Pogradeci 0-2
Kastrioti-Oriku 2-0
Burreli-Besëlidhja 0-0
Top Channel