Lojëra fati, drogë e para të jashtëligjshme/ Dy të arrestuar në Vlorë

15/12/2021 11:42

Pronari i një lokali në Vlorë u arrestua, pasi në organizonte aktivitetin e jashtëligjshëm të lojërave të fatit në biznes.

35-vjeçari me iniciale B.S., në lokalin që posedonte në lagjen “Pavarësia 3”, kishte vendosur nëntë kompjuter, ku luheshin lojëra fati.

Në pranga ra dhe punonjësi, 22-vjeçari me iniciale E.F.

Po ashtu, policia njofton se ka gjetur në lokal një sasi lënde e dyshuar kanabis, 1 aparat celular dhe një shumë parash që dyshohet se është përfituar nga kjo veprimtari e kundërligjshme.

Të arrestuarit do të hetohen nga Prokuroria e Vlorës.

Këtë të mërkurë, një tjetër biznes ku organizohesh lojëra fati u identifikua në Fier. Policia njofton se gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e një 25-vjeçari në lagjen “Kastriot” të Fierit, gjetën dhe sekuestruan fisha pokeri dhe një kompjuter që shërbente për organizimin e lojërave të palejuara.

Shtetasi me iniciale R.X. u arrestua dhe do të hetohet nga Prokuroria e Fierit për për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Lojërat e fatit janë të jashtëligjshme në vendin tone që prej vitit 2018, por duket se për shumë bizneseve nuk është e vështirë ta vazhdojnë këtë aktivitet.

Shpesh policia ka kapur persona të cilët në subjekte private në dhoma të fshehur larg syve të njerëzve, zhvillojnë aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit si poker, lojëra me kompjuterë elektronikë dhe lojëra të tjera.

Top Channel