Partizani fiton 1-0 derbin me Dinamon dhe ngjitet në vendin e pestë në renditjen e përgjithshme.

Goli i Esat Malës në minutën e 72-të fut në krizë të thellë “Nëndetësen blu”, e cila pëson humbjen e tretë radhazi në Abissnet Superiore.

Një sukses i merituar i të kuqve, që shfaqën më shumë dëshirë në fushën e blertë, duke dominuar edhe me raste, ku vlen të përmendet një mundësi e pastër e humbur me kokë nga Tedi Cara në pjesën e dytë, ndërsa për Dinamon ishin të pamjaftueshme tentativat e Agim Ibraimit, që në një rast u ndal mbi vijën fatale nga Belica.

FOTO GALERI
8/23

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA