Presidenti i vendit, Ilir Meta do të bëjë të ditur nesër qëndrimin e tij zyrtar për vendimin e Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjet e 30 qershorit 2019.

Zëdhënësi i Presidentit Meta, Tedi Blushi shkruan në një postim në “Facebook” se njoftimi i Gjykatës Kushtetuese ka mbërritur sot në protokollin e Presidencës.

“ Sot në mesditë ka mbërritur në protokollin e Institucionit të Presidentit të Republikës njoftimi i Gjykatës Kushtetuese për vendimmarrjen e saj për çështjen e zgjedhjeve vendore 2019.
Në respekt të transparencës dhe për rëndësinë e veçantë, që ka kjo çështje për të gjithë qytetarët, brenda ditës së nesërme Institucioni i Presidentit të Republikës do të ketë një qëndrim zyrtar, që do ta bëjë publik për opinionin vendas dhe ndërkombëtar”, shkruan Blushi.

Kujtojmë se para disa ditësh Gjykata Kushtetuese zbardhi vendim që lë në fuqi legjitimitetin e zgjedhjeve të 30 qershorit duke rrëzuar kërkesën e Shoqatës së Bashkive që kërkonte konstatimin si antikushtetues të këtyre zgjedhjes.

Në këtë vendim anëtarët e gjykatës më të lartë në vend, mbërrijnë në përfundimin se pala kërkuese Shoqata e Bashkive, jo vetëm që nuk është subjekt zgjedhor, për rrjedhojë as bartëse e të drejtave kushtetuese që lidhen me këtë proces.

“Kjo shoqatë nuk ka konkretizuar në kërkesën e saj as ndonjë akt të pushtetit publik ose një vendim gjyqësor, Prandaj kjo dispozitë nuk mund të shërbejë si bazë kushtetuese për kërkimet e parashtruara nga kërkuesja” thuhej në vendim.

Gjykata vlerësoi se në lidhje me kërkimin e parë të kërkesës në shqyrtim çështja nuk bën pjesë në juridiksionin kushtetues, kurse në lidhje me kërkimin e dytë Shoqata e Bashkive, nuk legjitimohet për të vënë në lëvizje gjykimin kushtetues.

Gjykata Kushtetuese tha se për këtë vendim ka pasur një mendim paralel nga anëtarja Sonila Bejtja, e cila është shprehur se “ndaj të njëjtin qëndrim me shumicën lidhur me zgjidhjen e çështjes për kërkimin e parë por kam qasje të ndryshme mbi arsyetimin e saj.

Me publikimin e vendimit të plotë tashmë është radha e presidentit Ilir Meta, të vendosë nëse do të kemi zgjedhje të pjesshme lokale në 6 bashki Shkodër, Durrës, Vorë, Dibër, Rrogozhinë dhe Lushnjë, që qeverisen pa një kryetar të zgjedhur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA