Mbrëmjen e kaluar, rreth mesnatës Lezha është përfshirë nga një stuhi ere dhe shiu, gjë që ka shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike në pjesën më të madhe të saj.
Rreth 80% e fshatrave dhe një pjesë e qytetit kanë mbetur ditën e djeshme pa energji elektrike, ndërsa OSHEE bën me dije se po punohet për riparimin e defekteve të krijuara.
Mësohet se në zonat e ulëta bregdetare reshjet e shiut kanë qenë me një intensitet të ulët dhe mesatar gjatë natës, të cilat vijojnë edhe tani, kurse ne zonat malore në lartësisë mbi 1000 metra ka pasur edhe reshje dëbore.
Në bashkitë Lezhë e Kurbin, niveli i ujërave në lumenj dhe sistemin kullues është mbi kuotat mesatare por pa problem të prezencës së ujit në sipërfaqet e tokës bujqësorë dhe ato depressive.
Hidrovorët punojnë me kapacitet të plotë për evadimin e ujerave nga basenet e tyre, duke ruajtur nivelin e kuotave.
Në bashkinë Mirditë reshjet shkojnë rreth 50 mm, kurse në lartësitë mbi 1000 metra kemi reshje të dëborës, pa problem për bllokimin e rrugëve rurale dhe ato bashkiake.
Rrugët nacionale dhe rruga e Kombit, janë të kalueshme dhe nuk janë hasur probleme!
Top Channel