Vrasja e nje gruaje nga bashkëshorti i saj, e 15 brenda këtij viti ne Greqi ka shokuar përsëri opinionin publik. Krimi ka ndodhur ne fshatin Vlachioti te Lakonise, ne jug te gadishullit te Peloponezit me autor nje 40 vjecar shqiptar qe ka mbytur me duart e tij bashkëshorten 36 vjec .
Vrasja brutale ndodhi në shtratin e çiftit, teksa dy fëmijët e tyre të mitur, dy djem 7 dhe 10 vjec, flinin në dhomën tjetër të shtëpisë.
“Isha i nevrikosur kur më ofendoi, e kapa nga fyti dhe e mbyta. Te me thotë mua per nenen time dhe te me shaje ???? Atehere e humba mendjen dhe e mbyta”, mësohet të ketë thënë ai ne deponimin e pare ne polici.
40-vjeçari ka tentuar të largohet pasi ka kryer krimin, por duket se është penduar dhe ka lajmëruar policinë. “Me duket se kam vrarë gruan time”, thuhet se ishin fjalët e tij të para tek oficeri i policisë qe ka telefonuar.
Menjehere nje ekip policor ka shkuar ne shtëpinë e tij dhe ka gjetur viktimën. Megjithese eshte cuar menjëherë ne spital, mjeket kane konstatuar se ajo kishte humbur jetën.
Cifti nga Shqiperia jetonte ne fshatin Vlachioti per disa vite dhe kryesisht merrej me punë bujqësore, ndërsa nuk kishin shkaktuar probleme tek banoret.
Kryetari i bashkisë se fshatit, Ioannis Koutsotheodoris ka deklaruar per mediat vendase se ata ishin një çift i qetë dhe ne te njëjtin fshat jeton edhe vëllai i viktimës, ashtu si dhe shume shqiptare te tjerë qe punojnë aty pa shkaktuar asnjë problem. “Është një fakt shumë i dhimbshëm, diçka e tillë nuk ka ndodhur kurrë në fshatin tonë, është incidenti i parë dhe shpresoj i fundit” – ka thene ai duke shtuar se femijët e çiftit tashmë janë në duart e të afërmve.
Eshte vrasja e dyte nga 15 fenomenet e femicidit ne Greqi brenda këtij viti qe ka si autor nje shtetas shqiptar.
Sipas mediave lokale motiv i vrasjes se re eshte përsëri xhelozia patologjike. Autori në deponimin e tij te pare në polici ka pohuar se besonte se gruaja e tij kishte nje te dashur tjetër dhe se i kishte thënë “merri fëmijët dhe ik”.
Dy ditët e fundit, sipas informacioneve nga burime policore, ka pasur tension mes çiftit, cka eshte përsëritur edhe ne mbrëmjen e djeshme pasi ata kane vene ne gjumë fëmijët e tyre.
Pershtypje te madhe ka bere fakti se disa ore para vrasjes ai ka postuar ne mediat sociale nje fotografi me bashkëshorten te cilën me pas do te mbyste me duart e tij.
Top Channel