PSG ngeci në javën e 17-të të Ligue 1, teksa barazoi 1-1 në transfertën e Lens. Skuadra e Mauricio Pochettino-s hasi vështirësi ndaj një kundërshtari që këtë edicion ka bërë mjaft mirë dhe nuk del duarbosh ndaj kryesuesve të kampionatit, pavarësisht se ishte shumë pranë suksesit.

Pa Neymar të dëmtuar, Icardi u rreshtua përkrah Mbappesë dhe Messit në vijën e parë. Fituesi i shtatëfishtë i “Topit të Artë” iu afrua golit në të 18-ën, duke goditur shtyllën, ndërsa më pas ishte Icardi dhe Di Maria ata që krijuan situata të rrezikshme, por pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura.

Në mundësinë e parë të krijuar vendasit arritën që të festonin, teksa Fofana arriti që të thyente Navas. Në të 69-ën Lens iu afrua golit të dytë, por David Costa pa topin të ndalej në shtyllë. Mbappe u përgjigj në të 72-ën, por as francezi nuk mundi të shënonte. Për të evituar humbjen mendoi Wijnaldum, i cili në minutën e dytë shtesë, shënoi golin e barazimit, duke i dhënë një pikë skuadrës së tij.

Lens shkon në kuotën e 27 pikëve, po aq sa dhe Nice e vendit të katërt, ndërsa në anën tjetër PSG mbetet në krye me 42 pikë, i shkëputur ndjeshëm nga ndjekësit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA