Në kohën kur Shtetet e Bashkuara dërguan dhjetëra helikopterë, përshirë Apache e Blackhaw, si dhe pajisje të tjera ushtarake në portin grek të Aleksandropulos, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan i kthen sërish sytë nga homologu rus, Vladimir Putin.

Në telefonatën e zhvilluar me të, Erdogan foli për një forcim të marrëdhënieve dypalëshe, cka duket se është aprovuar nga shefi i Kremlinit. Një sërë cështjesh u prekën në bisedë, përfshirë zhvillimet e fundit rajonale në Ukrainë, Libi, Siri, Azerbajxhan e Armeni.

Kreu i shtetit turk ishte ofruar së fundi të ndërmjetësonte në krizën mes Kievit dhe Moskës, në kohën e shtimit të tensioneve në rajon. Turqia, anëtare e NATO-s, është shprehur kundër aneksimit të Krimesë nga Rusia dhe e ka mbështetur integritetin territorial të Ukrainës.

Megjithatë, Erdogan kërkon t`i zbusë tonet edhe me Putinin. Marrëdhëniet e Ankarasë me Washingtonin kanë njohur një përkeqësim të ndjeshëm vitet e fundit, e madje forcat amerikane ishin në prag të një konfrontimi me ato turke tetorin e 2019 në Siri, ndërsa së fundi kriza mes dy vendeve u ashpërsua nga fakti që Turqia bleu sisteme raketore ruse, S400.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA