Dinamo shkatërrohet me pesë gola/ Humbja e thellë e kryeqytetasve përballë ekipit të Laçit

03/12/2021 20:05

Nis me një barazim 1-1 aventura e Renato Arapit si trajner, me Teutën që kishte ndryshuar pak nga ajo e Edi Martinit dhe që nuk bëri mjaftueshëm për të fituar këtë ndeshje të cilën e luajti për shumë minuta në epërsi numerike pasi Haralica la Vllazninë me 10 lojtarë për rreth 60 minuta.

Teuta e nisi me ritëm te larte pjesën e dytë dhe gjeti golin me Georgiev në minutën e 55-të.Më pas kontrollin e lojës e morën shkodranët, që pasi i shkuan ne raste shume prane golit, fillimisht me Da Silvën e më pas me Hoxhajn, gjetën golin e barazimit me Latifin në minutën e 70’, nëpërmjet një aksioni model, ku morën pjesë disa lojtarë. Deri në fund pati shumë pak mundësi shënimi dhe vërshëllima finale la në fuqi barazimin 1-1, me dy skuadrat që ndajnë nga një pikë, por që duket si fitore për shkodranët, duke qenë se luajtën për minuta të tëra me një lojtar më pak.

Laci ka turpëruar Dinamon në ndeshjen e javës së 11-të të Abissnet Superiores duke e mundur 5-0. Serinë e golave e hapi Guindo në minutën e 6-të i cili evitoi edhe portierin Bakaj për të finalizuar në rrjetë, por me këto shifra u mbyllën 45 minutat e para ku dinamovitët dhanë disa shenja reagimi edhe pse minimale.

Ndërkohë në të dytën u shënuan 4 gola të tjerë, duke filluar nga minuta e 54 me Zarubicën i cili i lë rradhën më pas Julian Shehut, në minutën e 60-të dhe 2 olave të shpejtë të Guindo dhe Lushkjas brenda tre minutave respektivisht në minutën e 73-të dhe të 76-të.

Një fitore që rikthen mes pretendentëve për zonën europiane kurbinasit e Mirel Josës, ndërkohë që krejtësisht e dorëzuar u shfaq Dinamo e cila përkohësisht është në vendin e 6-të.

Top Channel