Margaret Brown, një ganeze jeton në Britani dhe është nënë e një fëmije ka rrëfyer se si një shqiptar u martua me të për letra dhe po bën çdo gjë që t’i marrë vajzën.

Në një intervistë për STV Africa, Margaret tha se babai i vajzës u lidh me të për të siguruar qëndrimin e tij në Britani. Si përfundim, ai e braktisi sapo Margaret solli në jetë vajzën.

“Për të patur leje qëndrimi e më pas pasaportë angleze, avokatët i thanë se e vetmja rrugë për tu bërë rezident në Angli ishte të kishte një fëmijë. Kështu më bënte gjithmonë presion që të bëheshim me fëmijë. Unë e quaj “mrekulli” vajzën time se merrja kontraceptivë dhe as nuk e dija që ishte shtatzënë derisa u bëra 5 muajshe”, tha ajo.

Pasi solli në jetë foshnjen, Margaret e nxori nga shtëpia dhe nuk u kujdes më për fëmijën. Megjithatë kishte punësuar njerëz që ta informonin për çdo lëvizje të saj.

“Avokatët këtu thonë se babai mund të marrë kujdestarinë e fëmijës nëse nëna ka probleme të shëndetit mendor ose është e dhunshme. Ai u përpoq të shkaktonte situata të ndryshme që ti përdorte kundër meje. Ai i kërkoi fqinjit tim të shkatërronte makinën time vetëm të shihte se si do të reagoja”, shtoi Margaret.

Gjithçka ajo po kërkon është që dikush ta ndihmojë që të gjejë një apartament jashtë Londrës në mënyrë që shqiptari të mos e gjejë më. “Unë nuk kam nevojë për të sepse nuk më ndihmon me fëmijën”, përfundoi Margaret.

FOTO GALERI
2/11

Top Channel