25/11 14:33
Moderatorja sportive Lei Kraja flet pa dorashka kur bëhet fjalë për jetën e saj private. Gjatë një bashkëbisedimi virtual me ndjekësit në Instastory, ajo është pyetur se “çfarë duhet të bëjë një mashkull për ta bërë të lumtur?”
Moderatorja ka vetëm një kriter. Sipas saj i dashuri duhet që të kuptojë thjesht me një shikim atë çfarë ajo dëshiron “se ndryshe i shpifet”.
“Duhet të bëjë çdo gjë që dua, pa ia kërkuar unë. Duhet ta kuptojë thjesht me një shikim se ndryshe fillon më shpifet”, shkroi Lei Kraja.
Moderatorja e sportit është mjaft aktive në rrjetet sociale, ku edhe poston foto të nxehta.
Top Channel